Xi Jingping i shkruan letër Vuçiq-it, flet për marrdhëniet Kinë – Serbi

Bota November 06, 2017 - 16:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pranuar një letër nga presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jingping.Ai ka falënderuar Vuçiqin për urimet që i ka dhënë pas mbajtjes së Kongresit të 19 të Partisë Komuniste dhe rizgjedhjes për Sekretar të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Marrëdhëniet Kinë-Serbi po zhvillohen shkëlqyeshëm dhe komunikimi në mes dy partive në pushtet ka një rëndësi të veçantë në rolin prijës në thellimin e kuptueshmërisë, besimit dhe inkurajimit bilateral në bashkëpunimin në të gjitha fushat”, shkruan më tej në letrën e Xi Jingping dërguar Vuçiq.