Puigdemont dhe ministrat para gjykatës belge më 17 nëntor

Bota November 06, 2017 - 13:58

Ish-kreu katalunas, Carles Puigdemont dhe katër ish ministrat e tij, do të dalin përpara gjykatës belge më 17 nëntor, e cila do të jetë seanca e parë e tyre pasi autoritetet belge i  liruan me kusht.

Ai dhe ministrat do të paraqiten para gjykatës në Bruksel më 17 nëntor në orën 2 pasdite lokale, raporton AFP duke cituar një burim të paidentifikuar, transmeton Klan Kosova.