Dy sulme në Jemen vrasin pesë ushtarë

Bota November 05, 2017 - 13:49

Dy sulme vetëvrasëse kanë goditur ndërtesën e sigurisë në bastionin qeveritar të Jemenit, duke vrarë pesë ushtarë.

Zyrtarë të lartë, anëtarë të forcës së sigurisë kanë thënë se sulmi është kryer përmes një makine bombë, nga Al- Qaeda.

Lufta e Jemenit, e cila godet qeverinë Hadi të mbështetur nga Arabia kundër ish-presidentit Ali Abdullah Saleh dhe aleatëve të tij rebelë të mbështetur nga Irani, ka lejuar që Al-Kaida të lulëzojë në jug të vendit, në Gadishullin Arabik.

Shtetet e Bashkuara, që e konsiderojnë AQAP, grupin terrorist në Jemen, si degën më të rrezikshme të Al-Kaidës, të cilët rregullisht kryejnë sulme të fryra në Jemenin jugor.