Merkel shpallet sërish gruaja më e fuqishme në botë nga Revista 'Forbes'

Bota November 02, 2017 - 16:41

Revista “Forbes” ka shpallë kancelaren Angela Merkel, si gruan më të fuqishme në botë, transmeton Gazeta Express.

Në listën e grave më të fuqishme në botë, e cila përmbante 100 emra të  grave të suksesshme në mbarë botën, revista “Forbes” ka listuar kancelaren gjermane, Angela Merkel të parë.

Pas Merkelit, gruaja më e fuqishme në botë është shpallë nga revista kryeministrja britanike, Theresa May, ndërsa e treta radhitet bashkëshortja e Bill Gates, Melinda Gates.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbanë pozitat e para tash e 12 vite. Merkel, gjithashtu në pozitën e kancelares gjermane është tash e 12 vite. Në vitin e parë kur ajo u zgjodh kancelare e Gjermanisë, gjithashtu u shpall nga revista edhe si gruaja më e fuqishme në botë.

Ja çfarë duhet të dini për tri gratë më të fuqishme në botë të shpallura nga revista “Forbes”:Image

Angela Merkel ka qenë në pozitën e Kancelares së Gjermanisë tash e 12 vite. Revista shkruan se duke qenë e rizgjedhur për 12 vite me radhë në titullin e gruas më të fuqishme, “Merkel si duhet nuk po tregon shenja se do ta lë shpejtë kurorën e saj”.

E dyta në listën e “Forbes” është radhitur Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May. Në këtë pozitë, më herët ishte senatorja amerikane Hillary Clinton, por për vitin 2017, ajo u radhit në listë e 65’a.Image

Si gruaja më e fuqishme e vitit 2017 nga “Forbes” është radhitur bashkëshortja e biznesmenit Bill Gates, Melinda Gates. Melinda ka udhëhequr Fondacionin “Bill and Melinda Gates” për vite me radhë.Image