Fakte rreth vrasjes së Kennedyt

Bota October 31, 2017 - 09:11

Debati për vrasjen e Kennedyt 54 vjet më parë është rikthyer në temën e ditës pasi presidenti Donald Trump do të lejojë publikimin e pothuajse të gjithave dosjeve të lidhura me vrasjen e ish–presidentit amerikan.

Më 22 nëntor 2017, do të mbushen 54 vjet nga dita kur presidenti i SHBA-së John F. Kennedy u vra nga Lee Harvey Oswald, në momentin kur ai ndodhej në një makinë të zbuluar së bashku me gruan Jaqueline, gjatë vizitës së tij në Dallas.

Kennedy ishte 46 vjeç kur u vra, pavarësisht punëve të ndryshme në komisionet presidenciale mbeten ende shumë hije rreth krimit. Ndoshta për këtë arsye shumë historianë e konsiderojnë 22 nëntorin 1963 si ditën kur Amerika humbi pafajësinë e saj, transmeton "Zeri.info".

Por çfarë dimë në të vërtetë rreth vrasjes së Kennedyt dhe çfarë mund të na habisë ende, ndonëse ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli nga ngjarja.

Ja aspektet që duhen marrë në konsideratë.

Tri të shtëna apo katër?

Oswald dyshohet se qëlloi tri herë në një kohë rekord: 6,75 sekonda. Një kohë shumë e shpejtë sipas atyre që nuk kanë besuar në rindërtimin e vrasjes nga ana e Komisionit “Warren”, i ngarkuar që të hedhë dritë rreth asaj që ndodhi në Dallas. Por në një dokumentar në televizionin CBS tregoi në fakt se kjo është një kohë shumë e arritshme nga qitjet e një snajperi. Në provën ekspertët kronometruan një kohë mesatare prej 5.6 sekondash për të qëlluar tri plumba.

Por disa dëshmitarë pretendojnë se kanë dëgjuar edhe një të shtënë të katërt që dyshohet se është qëlluar nga një kodër pranë vendit të krimit. Por për këtë nuk ka prova të dukshme.

Arma e përdorur nga Oswald ishte një pushkë “Carcano”, e përdorur prej shumë kohësh nga forcat e armatosura, e njohur ndryshe si 91/38, një pushkë e përsëritur dhe e projektuar në vitin 1891 nga Salvatore Carcano për ushtrinë e Torinos në Itali.

Ekzemplari i Oswaldit është fabrikuar në Terni në vitin 1940, përcjell "Zeri.info".

Videoja: Në vitin 1963 “YouTube” jo vetëm që nuk ekzistonte, por krijuesit e tij as që kishin lindur. Kështu që Abraham Zapruder, video-amatori që ka filmuar vrasjen me kamerën e tij amatore është një pamje me efekte. Videoja u ble më pas nga revista “Life” për 150 mijë dollarë, por u transmetua vetëm 12 vjet pas vdekjes nga rrjeti “ABC”.

Më pas filmimi u sekuestrua nga qeveria dhe u bë trashëgimi e të gjithë amerikanëve. Familja Zapruder ka marrë një kompensim prej 16 milionë dollarësh. Ky është filmimi i Zapruderit, me shpejtësi të ndryshme dhe në zmadhime të ndryshme.

Fjala e historianëve: E përditshmja amerikane “The Atlantic” shkruan se që nga viti 2000 e deri më sot 5 historianë amerikanë që japin mësim në Universitet kanë publikuar libra për rindërtimin e vrasjes Kennedy. E çuditshme që ta thuash, por 4 prej tyre besojnë se Kennedy ishte viktimë e një komploti që Oswald nuk kishte vepruar i vetëm.

Gerald McKnight  i “Hood College”, beson se vrasja mund të ketë ndodhur me përfshirjen e disa zyrtarëve të inteligjencës. Dhe dy kolegët, David Kaiser i Kolegjit të Marinës së Luftës dhe Michael Kurtz i Universitetit të Luizianës Juglindore, pajtohen me idenë se vrasja mund të jetë kryer edhe më ndërhyrjen e CIA-s, transmeton "Zëri".

Sekreti i shtetit: Komisioni “Warren” shprehet se Kennedy dhe dokumentet për vrasjen janë një sekret shtetëror. Një zgjedhje bumerangu sepse nuk bëri asgjë tjetër përveçse forcoi hipotezat e skeptikëve. Në të vërtetë gjatë viteve që janë deklasifikuar më shumë se 90% të dokumenteve (sidomos në vijim të filmit të Oliver Stone JFK). Pjesa u dekalsifikua para pak ditësh në vitin 2017, përveç rasteve kur presidenti aktual ka vendosur për ta mbajtur sërish sekret shtetëror.

Dosjet e CIA-s: Në një dëshmi gjatë betimi Delores Nelson, zyrtari më i lartë i informacionit në CIA, zbuloi se agjencia ka rreth 110 dokumente rreth vrasjes së Kennedyt. “Asnjë nga këto dokumente nuk janë parë nga Kongresi i SHBA-së”, shkruan Jefferson Morley, gazetari i “Washingon Post” dhe analist i inteligjencës.

Koincidencat: Në makinë me Kennedyn zonja e parë atë ditë në Dallas ishte me guvernatorin e Teksasit, John Connally. Një emër që shfaqet çuditshëm në procesverbalet e disa hetimeve italiane mbi Lozhën Masonike P2: Connally, një antikomunist i zjarrtë në ndjekje të ministrit të thesarit nën Nixon, në fakt ishte një mik i nderuar i Licio Gellit.

Siç ka shkruar ish-gjyqtari Ferdinando Imposimato në librin “Republika e Masakrave të  Pandëshkuara”. Është e habitshme, por në historitë tragjike të Kennedyt dhe Moro gjenden të njëjtë personazhe, të lidhur me mafien dhe masonerinë, siç ishte edhe guvernatori i Teksasit John Connally dhe krahu i tij i djathtë Philip Guarino.

Hetimet: Pasojat për vrasjen e vitit 1963, rreth 52% e amerikanëve besonin se Kennedy ishte viktimë e një konspiracioni. Në vitin 1976, pas luftës në Vietnam dhe Watergate, teoria e konspiracionit bindi më shumë si 81% të amerikanëve.

Shifra ra pak në vitin 2003 në epokën e Bushit, kur u intervistuan 3 nga 4 amerikanëve thanë se ishin të bindur se vrasja e Kennedyt është shumë herë më ndryshe nga versioni zyrtar. /ZËRI/