Britani, zbulohen emigrantë ilegal brenda një kamioni

Bota October 30, 2017 - 17:50

Dhjetë emigrantë ilegalë vietnamezë u gjetën në një hapësirë tejet të ngushtë brenda një kamioni frigorifer në një stacion të shërbimit të autostradës - pavarësisht se kamioni u lejua të vazhdojë tutje nga zyrtarët në dy kontrolle kufitare.

Grupi u gjet i mbyllur në hapësira të ngushta në pjesën e prapme të kamionit, i cili ishte i mbushur me arka. Shoferi, me emrin Pedro, i cili e përshkruan situatën si një 'rreth vicioz', shpejt thirri policinë që erdhi për të hetuar rastin, raporton dailymail,transmeton zeri.info

Regjistrimet e xhirimeve të premten në shërbimet e Beaconsfield në M40 në Buckinghamshire tregojnë meshkujt vietnamezë duke zbritur përmes një hendeku të ngushtë në krye të kamionit përpara se të shoqëroheshin nga policia.

Shoferët thonë se nuk mund të bëjnë pothuajse asgjë në lidhje me këtë problem, pasi emigrantët e dëshpëruar për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar vendosin të udhëtojnë edhe në kabinat frigorifer ku temperatura e ulet shkon deri në -25./Zeri