Gruaja përdhunohet në rrugë, kalimtarët e xhirojnë në vend se ta ndihmojnë

Bota October 25, 2017 - 17:44

Një grua është përdhunuar në një rrugë të dendur publike në pikë të ditës në perëndim të Indisë të shtunën që lamë pas, por ajo s’u ndihmua nga disa kalimtarë të rastit të cilët e xhiruan ngjarjen.

Guraja, e cila besohet të jetë në të 20-at e saj, po pushonte nën hijen e një peme pranë rrugës në qytetin Visakhapatnam, ku u sulmua, transmeton Express.

Ajo u sulmua dhe përdhunua nga një pastrues 23-vjeçar, në sy të kalimtarëve rreth orës 14:30.

Sulmuesi kishte ikur para se policia të mbërrinte në vend të ngjarjes.

Por, ai u identifikua nga videot e sigurisë dhe u arrestua. Ai përballet me akuza për përdhunim.