Skandal i seksit edhe në Parlamentin Evropian

Bota October 23, 2017 - 13:48

Dhjetëra asistente në Parlamentin Evropian në Strasburg, kanë akuzuar ligjvënësit e këtij trupi legjislativ të BE-së për abuzimin seksual dhe pretendojnë se ky institucion është një vatër ngacmimi.

Autorët dyshohet të jenë përfaqësues të lartë nga të gjitha sferat politike, duke përfshirë ish-ministra. Viktimat e abuzimit kanë vendosur për të thyer heshtjen pas skandalit në Hollivud me producentin Harvey Weinstein, pas së cilit filloi fushata në rrjetet sociale “MeToo”, raporton portali kroat “Jutarni Vijesti”, transmeton zeri.info.

Një punonjëse e Parlamentit Evropian po ashtu argumenton se një përfaqësues i shquar i moshës rreth 60 vjeç, të cilën ajo e përshkruan si një baba të dy fëmijëve, “e preku në mënyrë të papërshtatshme”.

"Ai mi përkëdheli flokët, më pas qafën time dhe zbriti dorën prapa ... Isha e frikësuar, isha e tmerruar. I tregove një kolegeje e cila më këshilloi ta denoncojë, por në fund unë nuk e bëra atë ... unë kisha frikë se do të humbisja vendin e punës, se do të turpërohesha dhe do të shkatërroja karrierën time.

Abuzuesit nuk janë emëruar sepse kështu kanë kërkuar viktimat e tyre që kanë frikë se do të duhet të përballen ligjërisht me ligjin dhe kështu mund të shkatërrojnë karrierën e tyre.

Gazetari i Sunday Times thuhet se pa një mesazh me tekst të cilin Yves Cochet, një ish-ministër francez mjedisit dhe përfaqësues i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i dërgoi një asistenteje 25-vjeçare.

Në mesazh 71-vjeçari e kishte qortuar atë, sepse ajo nuk pranoi një ftesë për darkë dhe ka shtuar se ai dëshironte të ndajë me të “pasionin, ëndrrat dhe fantazitë”.

The Sunday Times gjithashtu vë në dukje se një përfaqësues i lartë masturbohej para asistentes së tij të re, dhe sesi një politikan i moshës së mesme kishte “ledhatuar” asistenten e tij.

Një 24-vjeçare zbuloi se një përfaqësues gjerman "përgjonte" në takime dhe se ai sillej shumë në mënyrë të papërshtatshme, duke bërë që ajo të ndjehej në mënyrë të pakëndshme.

Një tjetër ligjvënës gjerman u akuzua se preku të pasmet e një asistenteje 22-vjeçare në një drekë pune kur flisin për një fushatë politike.

Vajza deklaroi se parlamenti i BE-së është një çerdhe e abuzuesve sepse përfaqësuesit që me qëllim punësojnë asistente të reja dhe mendojnë se nuk japin përgjegjësi ndaj askujt./Zeri