Merkel nis bisedimet për koalicionin ‘Xhamajka’

Bota October 21, 2017 - 21:11

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur të premten bisedimet maratonë për koalicion, duke shpresuar se tre kampe kundërshtare politike do të bashkohen për të krijuar një qeveri të qëndrueshme.

Zonja Merkel është shprehur optimiste teksa fillon bisedimet mes bllokut të saj konservator, Demokratëve të Lirë pro-biznesit dhe të Gjelbërve, pavarësisht vlerësimeve nga vetë partia e saj se qeveria e ardhshme do të ketë më pak hapësira fiskale se ç’pritet.

Pas disa orësh bisedime mes partive që zgjatën deri pas orës 21:30 referuar kohës lokale gjermane, sekretarët e përgjithshëm të tre forcave politike deklaruan se ka ende një rrugë të gjatë përpara se të arrihet i ashtuquajturi koalicion “Xhamajka”, transmeton oranews.

Rezultati i këtyre bisedimeve pritet me interes të lartë si brenda Gjermanisë, ashtu edhe përqark Europës.

Ekzistojnë shqetësime se Bashkimi Europian mund të mbetet “pa timon”, ndërkohë që liderja më jetëgjatë e bllokut është shumë e zënë për t’u marrë me çështje të rëndësishme si reforma e qeverisjes brenda Eurozonës.