'Iraku nuk e njohu Kosovën, e përkrah Serbinë'

Bota October 19, 2017 - 13:06

Iraku dhe Serbia janë mbështetës reciprok, ne përkrahim integritetin territorial të Irakut dhe unitetin e saj, gjithashtu Iraku nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, që do të thotë se ajo gjithashtu mbështet integritetin territorial të Serbisë.

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq duke i dhënë fund një dite vizitë zyrtare në Irak ku u takua me përfaqësues të lartë të këtij shteti, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Ne duam të tregojmë miqësinë tonë edhe një herë , me të vërtetë jam mirënjohës ndaj Irakut për mbështetjen e vazhdueshme në forume ndërkombëtare dhe për votim të vazhdueshëm në interesin e Serbisë”, tha kryediplomati serb.