Përsëri të shtëna me armë zjarri në SHBA, raportohet për të vrarë

Bota October 18, 2017 - 17:40

Të paktën tre persona janë vrarë nga një person i armatosur në një park në Maryland të Shteteve të Bashkuara.

Raportohet se sulmuesi është në arrati.

Sherifi i Harford County ka thënë se oficerët kanë arritur në vendin e ngjarjes në “Emmorton Business Park” në Maryland, transmeton Express.

SHBA-ja u trondit më 1 tetor nga incidenti më vdekjeprurës në histori të saj, kur Stephen Paddock vrau 58 persona dhe plagosi mbi 500 të tjerë në një koncert muzike në Las Vegas,