Shokohet Trump, humbet 600 milionë dollarë nga pasuria

Bota October 18, 2017 - 08:57

Bie 92 vende në listën e Forbes për ‘Amerikanët më të pasur të vitit 2017’.

Presidenca e ka varfëruar Donald Trampin. Miliarderi njujorkez ka humbur 600 milionë dollarë brenda 1 viti. Këtë e konstaton revista prestigjioze Forbes, që e rendit këtë vit Trumpin, 92 vende më poshtë në listën e amerikanëve më të pasur.

Zgjedhja në krye të Shtëpisë së Bardhë e ka bërë Donald Traupin më të varfër. Brenda një viti ai ka humbur 600 milionë dollarë dhe pasuria e tij për 2017 përllogaritet në 3.1 miliardë dollarë.

Kjo ka bërë që revista prestigjioze amerikane Forbes ta zhvendosë Donald Traupin në vendin e 248, në listën e përvitshme të 400 amerikanëve më të pasur.

Trump ka rënë 92 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë. Shpenzimet e kripura për fushatën presidenciale kane qenë një prej shkaqeve kryesore që i kanë reduktuar pasurinë atij, por edhe luhatjet e theksuara në tregun e pasurive të paluajtshme në Nju Jork.

Donald Trump ka rënë në renditje në nivelin e themeluesit të Snapxhatit, 27-vjeçarit Evan Spiegel.

Ndërsa amerikani më i pasur vijon të jetë themeluesi i Microsoftit, Bill Gates me një pasuri prej 89 miliardë dollarësh. Gates e mban këtë titull prej 24 vitesh me radhë.