Arrestohen 10 persona në Francë, planifikohej vrasja e politikanëve

Bota October 17, 2017 - 20:18

Dhjetë persona janë arrestuar në Francë nën dyshimin për planifikim të vrasjes së politikanëve.

Policia antiterroriste arrestoi të dyshuarit e moshës ndërmjet 17 dhe 25-vjeç, në kuadër të hetimeve mbi të djathtët ekstrem.

Televizioni francez M6 njofton se të arrestuarit planifikonin sulme ndaj politikanëve francezë.

Personat janë arrestuar në lagjen veriore të Parisit, Saint-Danis dhe në Marsejë.