Dënim me burg për 88-vjeçaren që e mohoi Holokaustin

Bota October 17, 2017 - 17:34

Një gjykatë në Gjermani e ka dënuar një grua 88-vjeçare me gjashtë muaj burgim për mohim të Holokaustit dhe për nxitje të urrejtjes.

Ursula Haverbeck, e cila e përshkruan veten si historiane revizioniste, kishte thënë gjatë një ngjarjeje publike në janar të vitit 2016 se dhomat e gazit në kampet e koncentrimit në Auschwitz nuk ishin të vërteta.

Por, sot gjykata e Berlinit e shpalli fajtore Haverbeckin për mohim të Holokaustit dhe nxitje të urrejtjes pasi e ekzaminoi një video të fjalimit të saj, për të cilin ka thënë se po e citonte një libër dhe se nuk po i shprehte mendimet personale. Megjithatë, gjykata zbuloi se fjalimi ishte i saji dhe kështu e dënoi me gjashtë muaj burgim.

Ta dënosh Holokaustin, në të cilin u vranë gjashtë milionë hebre, është krim në Gjermani, dhe i dënueshëm deri më pesë vite burgim.