Gjermania e krahason Sebastian Kurz me Hitlerin

Bota October 17, 2017 - 14:04

Revista satirike gjermane Titanic në profilin e vet në Twitter ka publikuar fotografinë e cila e krahason fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Austri me Hitlerin, për çka u bë subjekt i hetimeve policore

Në fotografi mund të shihet lideri i Partisë Popullore të Austrisë (OVP) Sebastian Kurz, në të cilën është vizatuar shënjestra, me tekst: “Më në fund është e mundur: Të vritet Hitleri derisa është bebe!”

Sipas mendimit të Titanic’ut, politika e Kruz’it po flirton rrezikshëm me neonazizmin, dhe deri te fitorja në zgjedhjet parlamentare erdhi me ndihmën e qëndrimeve kundër imigrantëve. Si lider i partisë më të madhe në parlamentin austriak, është shumë e besueshme se do të bëhet kancelari i ri, transmeton gazetametro.net.

Teksti në fotografi aludon në dilemën hipotetike morale: “Sikur të ktheheshit në të kaluarën, a do ta vrisnit Hitlerin derisa ishte ende foshnje?” Në këndin e poshtëm të majtë qëndron fjalia: “Udhëtim nëpër kohë në Austri”.

Policia e Vjenës është përgjigjur se publikimi në Twitter me koment dhe fotografi i është përcjellë “shërbimeve kompetente”. “Der Standard” austriak lajmëron se shërbimet për luftë kundër terrorizmit dhe agjencitë e inteligjencës po e hetojnë publikimin.

Udhëheqësi i Partisë Nacional Socialiste Adolf Hitler ishte i lindur në qytetin austriak Braunau am Inn, në kufi me Gjermaninë. Sundoi në Gjermani prej vitit 1933 deri në 1945 kur kreu vetëvrasje në bunkerin e vet në Berlin.