20 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gazetares që zbuloi skandalin e 'Panama Papers'

Bota October 17, 2017 - 12:20

Gazetarja malteze, Daphne Caruana Galizia, u vra të hënën në Maltë, me një bombë të vendosur në makinë, afër shtëpisë së saj.

Shkak për ekzekutimin e saj mësohet se ka qenë fakti se ajo kishte zbuluar dhe kishte publikuar skandalin e “Panama Papers". 

Shprehja e fundit që shkroi në blogun e saj: “Kudo ka kriminelë nëse shihni përreth. Situata është dëshpëruese”.

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks dhe publikuesi i një sërë bombash lidhur me personalitete të larta, është njëri ndër personat që ka reaguar ashpër ndaj këtij krimi.

Me një postim në Twitter ai ofron 20 mijë euro shpërblim lidhur me ata që do të japin informacione që do të çojnë në kapjen e autorëve të krimit barbar. Assange e vlerëson gazetaren si " gruaja Wikileaks", prandaj ka vendosur një shpërblim.

Mbrëmjen e djeshme gazetarja u vra nga një atentat, pasi i ishte vendosur bombë në makinë.