Spanja i jep afat deri të enjten Katalonjës për të hequr dorë nga pavarësia

Bota October 16, 2017 - 12:36

Qeveria e Spanjës do ta marrë kontrollin e Katalonjës dhe do ta udhëheqë atë direkt nëse lideri katalan Carles Puigdemont nuk heqë dorë nga përpjekja për pavarësim nga Spanja deri të enjten në ora 10:00, ka thënë sot zv/kryeministrja e Spanjës, Soraya Saenz se Santamaria.

“Puigdemont ende ka mundësi ta zgjidhë këtë situatë. Ai patjetër duhet të përgjigjet me ‘po’ ose ‘jo’ ndaj pyetjes se a e ka shpallur pavarësinë”, ka thënë Saenz de Santamaria, transmeton Express.

Madridi të enjten e kaluar i dha afat Puigdemontit deri sot (të hënën) në ora 10:00 për ta qartësuar pozicionin e tij ndaj pavarësisë me një përgjigje të thjesht “Po” ose “Jo”, por lideri katalan nuk iu përgjigje drejtpërdrejt kësaj pyetje.

Në fakt, ai i dërgoi letër qeverisë qendrore duke i kërkuar kryeministrit spanjoll të nisë bisedimet me të në dy muajt e ardhshëm. /Express/