Dorëzohen 100 luftëtarë të ISIS-it

Bota October 14, 2017 - 19:48

Rreth 100 luftëtarë të Shtetit Islamik janë dorëzuar në Raqqa të Sirisë gjatë 24 orëve të fundit dhe janë “larguar nga qyteti”, tha për Reuters të shtunën një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik.

“Ne ende presim luftime të vështira në ditët në vijim dhe nuk do të vendosim një kohë kur mendojmë (Shteti Islamik) do të jetë plotësisht i mundur në Raqqa,” tha koloneli Ryan Dillon në një deklaratë me email.