Të paktën 20 të vdekur pas sulmit në Mogadishu

Bota October 14, 2017 - 17:18

Një sulm masiv me bombë në një zonë të populluar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ka lënë të vdekur të paktën 20 persona.

Shume të tjerë kanë mbetur të lënduar kur një kamion i mbushur me eksploziv ka shpërthyer në afërsi të hyrjes së një hoteli.

Ende nuk janë të qarta motivet e sulmit, megjithatë Mgadishu është target i grupit al-Shabab, të cilët janë të lidhur me al-Qeda dhe kundërshtojnë qeverinë në këtë vend.

Nga policia është bërë e ditur që numri i të vdekurve mund të rritet.