Rrëzohet një aeroplan në Bregun e Fildishtë, vdesin katër persona

Bota October 14, 2017 - 14:50

Katër të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Bregun e Fildishtë.

Në aksidentin ajror që ka ndodhur sot pasi që një aeroplan është rrëzuar në deti, në afërsi të aeroportit në Bregun e Fildishtë, kanë humbur jetën të paktën katër persona.

Aeroplani është rrëzuar pranë qytetit Abixhan dhe është ndarë në disa pjesë.