Pesë vjet në robëri të talebanëve që ia vranë bijën

Bota October 14, 2017 - 13:13

Joshua Boyle, i mbajtur peng nga talibanët ka folur për “budallalëkun dhe ligësinë” e këtij grupi, duke zbuluar  se ata ia kishin vrarë të bijën dhe ia kishin përdhunuar gruan.

Kanadezi foli për reporterët pasi ateroi në Kanada me gruan e tij, Caitlan Coleman, dhe me fëmijët, pas gati pesë vjetësh në robëri.

Ata ishin kapur teksa raportohet të kishin qenë duke u ngjitur në Afganistan më 2012.

Babai i zonjës Coleman tha që vendimi për ta vizituar vendin e rrezikshëm ishte “i paarsyeshëm”.

Prindërit e të dyve më herët kishin pyetur se pse çifti më së pari kishte shkuar në Afganistan.