Pajtohen Hamas dhe Fatah
Bota
October 12, 2017 - 23:22
Hamasi dhe Fatahu kanë nënshkruar marrëveshjen e pajtimit në Kajro, duke i dhënë fund ndarjes dhjetëvjeçare midis dy fraksioneve palestineze.
Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Egjipti.
Palestinezët në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor janë qeverisur veçmas, që nga përleshjet vdekjeprurëse midis dy grupeve, në vitin 2007.
Fatahu, dikur gurthemel i kauzës kombëtare palestineze, ka humbur pushtetin në vitin 2006, kur Hamasi i ka fituar zgjedhjet në territoret e pushtuara, përcjell REL.
Tensionet midis dy rivalëve kanë shkaktuar përleshje të shumta të dhunshme në Rripin e Gazës.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e mirëpriti marrëveshjen e pajtimit dhe tha se ajo u jep fund ndarjeve.