Doni të aplikoni për Lotarinë Amerikane? Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm

Bota October 12, 2017 - 14:50

Ambasada Amerikane ka një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë rende në pritje për të bërë aplikimin për lotarinë amerikane. Ambasada sqaron se faqja është përkohësisht jashtë funksionit.

Nëpërmjet një mesazhi në faqen e “Facebook”-ut, Ambasada e SHBA-ve pohon se ky problem prek të gjitha vendet.

Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet – jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion. #AskAnna #PyetAnën”, citohet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.