Këshilltari i Erdoganit flet për vizitën e tij në Serbi

Bota October 12, 2017 - 10:18

Ibrahim Kalin, këshilltar kryesor njëherit zëdhënës i Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vizita e kreut të shtetit turk në Serbi ka kaluar në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, rezultatet e kësaj vizite së shpejti do të shihen.

Kalin për Blicin serb, vlerësoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte përgatitur mirë për vizitën e delegacionit turk dhe tregoi ngrohtësi dhe mikpritje, transmeton Klan Kosova.

Si një fakt tejet të rëndësishm, këshilltari i Erdoganit përmendi edhe vizitën e dy presidentëve në Novi Pazar theksoi dhe takimin e tyre me komunitetin mysliman atje, transmeton Klan Kosova.