Daçiç argëton Erdoganin me këngën e Osman Agës

Bota October 11, 2017 - 17:07

Autoritetet serbe kanë shtruar një darkë për nder të delegacionit turk, të kryesuar nga presidenti Erdogan, të cilët vizituan Serbinë gjatë ditës së djeshme.

Edhe në këtë darkë, është bërë protagonist Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, që këndoi live për të argëtuar mysafirët turq. Daçiç e ka treguar edhe herë të tjera talentin e tij në të kënduar, përfshi edhe pritjen me delegacionin shqiptar, vitin e kaluar. 

Në videon e publikuar, shfaqet Daçiç që këndon pranë tavolinave të mysafirëve, këngën e njohur të Osman Agës, por sigurisht versionin e saj serb. Kjo këngë është mjaft e njohur në shumë vende të Ballkanit, përfshirë edhe Turqinë e Shqipërinë, ku këndohet në gjuhët përkatëse. 

Erdogan vizitoi Serbinë gjatë ditës së martë, i shoqëruar nga një delegacion mjaft i madh, ku përfshiheshin një sërë biznesmenësh turq.