Gjermania: S`ka njohje të pavarësisë së Katalonisë

Bota October 11, 2017 - 16:15

Shpallja e pavarësisë së Katalonisë “do të ishte e paligjshme dhe nuk do të kishte ndonjë njohje”, tha Ulrike Demer, zëdhënëse e  kancelares  gjermane, Angela Merkel.

Demer në pyetjen e gazetarëve se nëse Gjermania do të ndihmojë në negociatat midis Katalonisë dhe Spanjës tha se kjo është një çështje e brendshme për Spanjën dhe se Gjermania nuk do të ndërhynte, transmeton Klan Kosova.