Bërnabiq: BE-ja e sheh Serbinë si partner dhe kandidat për anëtarësim

Bota October 11, 2017 - 15:18

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se Bashkimi Evropian e sheh Serbinë si një partner të sinqertë dhe të përgjegjshëm.

Më tej ajo ka thënë se BE, shtetin serb e sheh si kandidat për anëtarësim në valën e re të zgjerimit, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Këto deklarata ajo i ka dhënë pas takimit që ka pasur me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Bërnabiq ka thënë se ishte me rëndësi për të që vizitën zyrtare si kryeministre e Serbisë e bëri pikërisht në Bruksel, për të dhënë sinjale të qarta që integrimet evropiane janë prioritet i politikës serbe.