Albert Roan: Dikur Kosova, tani Katalonia, dhe së shpejti Skocia?

Bota October 10, 2017 - 13:38

Ish i dërguari i posaçëm i OKB-së për bisedimet për statusin e Kosovës Albert Rohan vlerëson se, me rastin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës, për tendencat separatiste në vende të ndryshme të Evropës ekzistojnë parakushte dhe norma krejtësisht të ndryshme.

“Në kontekstin e ngjarjeve në Spanjë, lind pyetja se pse aspekte të ndryshme për pavarësinë në Evropë vlerësohen ndryshe. Sepse në kundërshtim me të drejtat e popujve për vetëvendosje dhe parimit të integritetit territorial të shteteve, e drejta ndërkombëtare nuk ka norma që e miraton ose e ndalon të drejtën për shkëputje” - thotë Roan në një artikull të publikuar në të përditshmen e Vjenës, "Die Presse", transmeton zeri.info

Roan vë në dukje se për këtë shkak çdo rast duhet të vlerësohet veç e veç, ku, në lidhje me të drejtën për shkëputje duhet filluar nga ajo nëse ekziston një pakicë në vendin e vet që diskriminohet në mënyrë thelbësore.

 

“Kosovës i është hequr autonomia e gjerë”

“Kosova në Jugosllavi kishte një status të dyfishtë - krahinë autonome dhe subjektet i federatës jugosllave, me të drejta të ngjashme si gjashtë republikat. Statusi federal u zhduk me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe autonomia e gjerë u shfuqizua në vitin 1989”, tha Roan.

Ai përmendë referendumin i cili u mbajt nga popullata shumicë shqiptare në shtator të vitit 1991 me një pjesëmarrje prej 87 për qind, me 99 për qind mbështetje për pavarësi, dhe shton se pakica serbe dhe qeveria në Beograd e hodhën poshtë referendumin, dhe si rezultat u pasua me një shtypje masive ndaj kosovarëve dhe një luftë të armatosur kundër autoriteteve serbe.

Pasoi operacioni ushtarak i Serbisë, dhe më pas bashkësia ndërkombëtare vendosi në vitin 1999 për të kryer ndërhyrjen ushtarake.

“Nën kujdesin e OKB-së në vitin 2006 kanë filluar negociatat në Vjenë për statusin përfundimtar të Kosovës, dhe me propozimin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisaari, Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësisë, të cilën Serbia nuk e pranoi, por Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me kërkesë të paraqitur nga Beogradi, vlerësoi se pavarësia e shpallur nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", kujton Roan. Asnjëra prej këtyre rrethanave, siç nënvizon, nuk ka të bëjë fare me Kataloninë.

 

"Rreth 40 për qind e katalanasve mbështesin shkëputjen"

“Me gjuhën e vet, identitetin dhe historinë, ky rajon i takon "bashkësisë historike" të Spanjës, është ekonomikisht shumë i zhvilluar dhe ka një autonomi të plotë në ligj-bërje dhe menaxhim. Nëse përkundër kësaj, një pjesë e shoqërisë katalanase kërkojnë pavarësi, shkaqet mund të jenë transferi i lartë i mjeteve financiare drejt shtetit spanjoll, rritja e vetëdijes kombëtare katalonase dhe ndjenjat që nuk respektohen sa duhet nga Madridi”, është i bindur Roan.

Ai tha se, sipas sondazheve, rreth 40 për qind e katalanasve mbështesin pavarësinë nga Spanja, i cili korrespondon me rezultatin e referendumit në të cilin pjesëmarrja ishte 42.5 për qind dhe mbështetje për pavarësinë prej 90.9, që sipas tij, do të thotë se për shkëputje votuan 37.8 përqind të numrit të përgjithshëm të votuesve.

“Bazuar në rrethanat kaotike në të cilën u mbajt referendumi dhe veprimi brutal i policisë spanjolle nuk mund të bëhen konkluzione të besueshme në lidhje me qëndrimin e katalanasve. Nuk mund të vlerësohet se ky përbën një hap për shkëputje të njëanshme me pasoja katastrofike politike dhe ekonomike për rajonin. Tani është e nevojshme që tek të dyja palët të mbretërojë de-eskalimi i emocioneve dhe udhëheqësit e Katalonjës duhet të jenë të vetëdijshëm se për shkëputje është e nevojshme të bëhen ndryshime ligjore në Kushtetutën spanjolle, e cila mund të zbatohet vetëm me vendim të Parlamentit në Madrid dhe referendumit në të gjithë Spanjën”, konsideron Roan.

 

"Për shkëputjen nga Britania e Madhe, 55 për qind të skocezëve"

Qeveria spanjolle, siç shton ai, nuk ka treguar ndonjë ndjeshmëri ndaj kërkesave të Katalonjës dhe nuk duhet lënë problemin në duar të gjyqësorit dhe policisë, por duhet të përpiqen për të arritur një zgjidhje politike.

Ai thotë se qeveria spanjolle duhet t’u ofrojë rajoneve një reformë të plotë të shtetit në kuptimin federal dhe kështu tendencat për shkëputje t’i “merr era”.

"BE duhet të heqë dorë nga mbështetja dhe të ndihmojë të dyja palët në nisjen e dialogut," tha Roan.

Skocia është gjithashtu pjesë e një shteti ligjor demokratik dhe anëtare e BE-së, si dhe ka një shkallë të lartë të autonomisë, por megjithatë ka një pjesë të popullsisë që e mbështet pavarësinë. “Megjithatë, Skocia, në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë britanike, mbajti një referendum në vitin 2014, në të cilën, me një pjesëmarrje të lartë, rreth 55 të  popullsisë votuan për shkëputje. Aktualisht kjo çështje është në një vend-numëro, për shkak të vendimit për Brexit, dhe ndoshta do varet prej kushteve për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja nëse mbështetësit e pavarësisë së Skocisë përsëri do të përpiqen për të filluar temën e shkëputjes”, përfundon Roan./Zeri