Publikohet fotografia e parë e sulmuesit në Las Vegas

Bota October 02, 2017 - 19:17

Është publikuar fotografia e parë Stephen Paddock, personit që dyshohet se vrau 58 persona në Las Vegas.

Sulmi po llogaritet si më i rëndi në histori të Shteteve të Bashkuara.

Paddock raportohet të ketë arritur në Las Vegas nga shtëpia e tij në Mesquite ditën e mërkurë, kur u regjistrua në hotel Mandalay Bay.

Ai qëndroi atje deri të dielën, kur nga dritarja e tij në katin e 32-të hapi zjarr në drejtim të njerëzve që po merrnin pjesë në një festival muzike.

Të paktën 58 persona raportohet të vdekur ndërkohë që 515 të tjerë janë dërguar në spital.

Paddock u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit dhe policia beson se ai vrau vetën.

Image