Clinton: Përdorimi i e-mail privat nga administrata Trump, kulmi i hipokrizisë

Bota September 26, 2017 - 17:37

Hillary Clinton i ka quajtur raportet, në të cilat thuhet që gjashtë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë nën administratën Trump kanë përdorë e-mail private për punë zyrtare, kulmi i hipokrizisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht Clinton për përdorimin e e-mail personale përderisa shërbente si sekretare e shtetit, gjatë kampanjës së 2016-ës.

Jared Kushner, i cili është edhe bashkëshorti i vajzës së Trump, ka pranuar që ka përdorë e-mail të tij privat përderisa edhe pesë ndihmës të tjera kishin bërë një gjë të tillë.

Kongresi ka kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të ofroj detaje rreth kësaj çështje.

Ndërsa ish kandidatja për presidente, Hillary Clinton, ka thënë që përdorimi i e-mail privat ishte një “gabim i pamenduar” dhe se është pishman që shteti është dashur të kaloj nëpër këtë skandal.