Luftë? SHBA i përgjigjet Koresë së Veriut

Bota September 25, 2017 - 20:33

Pas deklaratave të Koresë së Veriut, se Shtetet e Bashkuara i kishin shpallur luftë vendit komunist, vjen edhe reagimi i Uashingtonit.

Zëdhënësi i Pentagonit Kolonel Robert Manning u tha gazetarëve sot: “Nëse Koreja e Veriut nuk i ndal veprimet e veta provokuese, ju e dini, ju siguroj se ne do t’i japim Presidentit opsionet që të merret me Korenë e Veriut”.

Më parë, zoti Trump ka premtuar të “shkatërrojë totalisht” Korenë e Veriut dhe të godasë vendin me “zjarr dhe tërbim”.

Sot Kina bëri thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje dhe jo të “shtojnë zjarrit benzinë”. /Ora News.tv/