AfD zotohet të luftojë “pushtimin e Gjermanisë nga të huajt”

Bota September 25, 2017 - 15:32

Partia e ekstremit të djathtë, AfD-ja nacionaliste është zotuar të luftojë " pushtimin e vendit nga të huajt", pasi fitoi ulëse të konsiderueshme në Bundestag.

"Ne duam një politikë tjetër," tha bashkë-lideri i kësaj partie Alexander Gauland pas rritjes historike. Por ndarjet tashmë kanë dalë në shesh mes të udhëheqësve të AfD-së në lidhje me drejtimin e partisë, raporton BBC, transmeton zeri.info

Kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për një mandat të katërt, por blloku i saj konservator CDU / CSU ka marrë rezultatin më të keq në gati 70 vjet.

Merkel po fillon negociatat për të formuar një qeveri të re koalicioni.

Partnerët e koalicionit aktual të bllokut, Social Demokratët (SPD), kanë njoftuar se do të shkojnë në opozitë pas humbjeve historike.

Nderkohe, Frauke Petry, bashkëkryetarja e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), njoftoi sot se nuk do të bashkohet me grupin e ri parlamentar të partisë.

AfD-ja nacionaliste kundër politikës së migrimit fitoi 12,6 për qind të votave në zgjedhjet federale të së dielës, që do të thotë se për herë të parë,do të marrë 94 vende në Bundestag.

Petry u anashkalua nga Alexander Gauland dhe Alice Weidel, në luftën brenda partisë së AfD-së, për t’u pozicionuar si një grupim politik i moderuar ose ekstrem./Zeri