Kryeministri i Japonisë shpall zgjedhje të parakohshme

Bota September 25, 2017 - 12:24

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka shpallur zgjedhjet një vit më herët së koha e paraparë  dhe do të shpërndajë parlamentin gjatë ditës së enjte.

Ky veprim i tij vjen pasi mbështetja për të është rikthyer nga një rekord i ulët gjatë verës, transmeton Klan Kosova.

Mbështetja e tij është rritur në mes të tensioneve në rritje me Korenë e Veriut.