Protesta në Berlin kundër ekstremistëve

Bota September 25, 2017 - 10:43

Alternativa për Gjermaninë(AfD), një formacion ksenofob arriti për herë të parë të hyjë në Bundestag, duke marrë një rezultat surprizues në zgjedhjet e djeshme në Gjermani. Kjo rritje përtej parashikimeve ka preokupuar jo vetëm forcat politike tradicionale, por dhe opinionin ne Gjermani. Menjëherë pas daljes se rezultateve te para te zgjedhjeve, mijëra gjerman kanë dalë në rrugë në nje manifestim kundër ekstremisteve, me thirrjet “Jashtë nazistet, Berlini ju urren”. Rritja e se djathtës ekstreme ka shqetësuar edhe grupet kryesore hebreje në Gjermani, që shprehen të alarmuar.

Alternative për Gjermaninë, sipas analizave, ka marre mbi 1 milion vota nga zgjedhës që 4 vjet më parë kishin votuar partinë e kancelares Merkel.