Çfarë ndodh tash pas zgjedhjeve në Gjermani

Bota September 25, 2017 - 08:51

Zgjedhjet gjermane treguan se Angela Merkel është një faktor politik me rëndësi dhe se ka fituar zgjedhjet edhe për herë të katërt në shtetin gjerman.

Habia ishte te partia e djathtë ekstreme AFD, e cila arriti që të fitojë 13.5 për qind të votave, duke qenë kështu edhe partia e parë ekstreme djathtiste që ulet në parlamentin gjerman pas 60 viteve, që nga koha e Adolf Hitler. 

Social Demokrartët kanë marrë një rezultat drobitës, duke pësuar një tjetër ndrydhje dhe kështu që ata vendosën që të shkojnë në opozitë. Ata nuk lejuan që të bëjnë një koalicion të madh me Merkelin. Demokratët e Lirë që erdhën në parlament pas katër vitesh që nuk dukeshin gjëkundi, së bashku me Të Gjelbërit ishin projektuar se nuk do të arrinin ndonjë gjë të madhe, por se kanë përfunduar mirëd, duke qenë e hapur mundësia që Merkel të bëjë koalicion pikërisht me këto parti politike. Kombinimi që gjermanët e quajnë “Xhamajka” tashmë mundet të bëhet edhe realitet.

Cilat janë pesë pikat kyçe pas zgjedhjeve të së dielës

Fillimi i fundit të Angela Merkel

Drejtuesi i SPD Martin Schulz i ka thënë Merkelit drejtpërdrejt në televizion se ajo ishte humbësja më e madhe e zgjedhjeve. Schultz ishte ndoshta pak i ashpër, për shkak se partia e tij kishte një rezultat tepër të ulët në krahasim me herët e tjera, megjithatë ndoshta ishte koha për t’u përballur siç duhet me realitetin. Në vend se të merrej me çështje delikate siç ishte emigrimi për shembull, Merkel zhvilloi një fushatë e cila ishte e paqartë dhe e ndjeshme, duke folur “për një Gjermani ku jetohet mirë dhe se mund të ketë vazhdimësi e jetuara në një mënyrë vërtetë të mirë”. 

Merkel ka ofruar edhe specifika sesi mund të bëhet më e mirë Gjermania, duke u ndalur shkurt në disa pika. Gjithashtu, mund të thuhet se qëndrimi gjatë në pushtet i Merkelit ka bërë që edhe mbështetja për të bjerë në nivele rekord. Megjithëse ajo ka fituar, mbështetja për partinë e saj ka rënë më sbhumë se 20 për qind krahasuar me vitin 2013, pavarësisht se Gjermania ka një papunësi të ulët, ekonomi të fortë dhe një sërë motivimesh te tjera sociale në shtetin gjerman. Madje, as buxheti i balancuar i ministrit të Financave Volfgang  Schäuble nuk ka mjaftuar për votuesit që ta falin atë për krizën e refugjatëve, që po kthehet në çështje të ndjeshme. Konservatorët që mbështesin kancelaren vazhdojnë të mendojnë se të huajt nuk janë të duhurit kur janë të shumtë në Gjermani, pasi ata cenojnë “identitetin gjerman”.

Copëtimi i skenës politike gjermane

Parlamenti i ardhshëm gjerman do të ketë deputetë nga shtatë parti politike, tetë nëse numërojmë CSU-në, partinë si motër bavareze, në CDU të Merkelit, duke përfaqësuar gjermanët në një mënyrë krejt të ndryshme nga ajo që përfaqësoheshin deri në këto momente. Përfshirja në parlament e të djathtës ekstreme do të bëjë që parlamenti të jetë më i fortë. Udhëheqësi i AFD  Jörg Meuthen ka bërë të qartë se për partinë e tij, konfrontimi dhe provokimi ishin parësore. AFD është tashmë partia politike “e re” që përfaqësohet në parlamentin gjerman dhe se nga kjo parti pritet çdo gjë e andaj pritet të shihet me interes performanca e saj.

Bien reformat domethënëse në eurozonë

Konservatorët që mbështesin Angela Merkelin ishin skeptikë për propozimin e reformës të presidentit francez Emanuel Makron edhe përpara ditës së diel. Një koalicion i madh përfaqësonte shansin më të mirë të presidentit francez për realizimin e vizionit të tij. Me këtë opsion tashmë jashtë tryezës, Angela Merkel duket se është e humbur në alternativa edhe përballë aleatëve të vegjël që do të ftojë në koalicion, si të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë, që janë skeptikë ndaj konservatorëve. Franca dhe Gjermania mund të bien dakord të krijojnë një formë buxheti dhe një pozitë mbikëqyrëse për eurozonën me titullin e ministrit të financave, por edhe kjo gjë shihet me probleme.
Çështja e mprehtë e refugjatëve

Berlini ka mbajtur thuajse një pozicion neutral sa i takon çështjes së refugjatëve. Gjermania bie në konfrontim logjik dhe politik sa i takon kësaj çështjeje me shtete të tilla si Polonia dhe Hungaria. Në pikëpamjen e shumë demokratëve të krishterë, AFD nuk do të kishte marrë kurrë kaq vota në rast se vendet e tjera të BE-së do të pranonin të mbanin aq refugjatë sa iu takonte nga politika e përbashkët e unionit. Është koha e shpagimit.

Rikthimi i nazistëve?

Për të gjithë ata që mendojnë se Gjermania mund të kthehet në një Republikë të Veimarit, duhet t’ju kujtojmë se shteti gjerman është një vend me ekonomi të qëndrueshme. Shumica e gjermanëve nuk votuan për AFD-në dhe se shumica që e kanë votuar atë, e kanë bërë në shenjë proteste ndaj vendeve të tjera të BE-së. Tashmë Gjermania ka kohë që ka hyrë në demokraci të plotë dhe sdo të gjejë forcë për t’iu bërë ballë sulmeve populiste. /Politico Europe