Gjermania do ta mbështesë Serbinë, pavarësisht nga qeveria

Bota September 25, 2017 - 08:23

Ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman ka thënë se Serbia mund të mbështetet në Gjermaninë, në rrugën e saj evropiane pa marrë parasysh se kush është në krye të qeverisjes.

“Është e qartë se qeveria do të bëhet gjithsesi, do të jetë pro-evropiane dhe do të mbështesë Serbinë”, ka thënë Ditman, transmeton Indeksonline.

Pas këtyre zgjedhjeve, e rëndëishsme është që pro-evropianët të kenë shumicën, ka vazhduar ambasadori.

“Unë pres që të punoj me zyrtarët serbë këtu në rrugën drejt Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar Ditman