Gjermani: Dalja në zgjedhje pak më e ulët se para katër vitesh
Bota
September 24, 2017 - 17:15
Autoriteti federal zgjedhor i Gjermanisë thotë se dalja në votimet e sotme është pak më e ulët, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013.
Deri në orën 14 kanë votuar 41.1% e atyre me të drejtë vote, ka njoftuar Autoriteti zgjedhor.
Kjo shifër është pak më e ulët se ajo e vitit 2013, kur deri në orën 14 kishin votuar 41.4%.
Këto zgjedhje kishin përfunduar me pjesëmarrje totale prej 71.5% të votuesve, raporton agjencia AP nga Berlini.
Autoritetet zgjedhore kanë kërkuar nga gjermanët që të dalin dhe të votojnë, duke theksuar se vendvotimet mbyllen në orën 18:00. /REL/