K. Veriore publikon video propagandiste duke ia shkatërruar SHBA-së aeroplanmbajtësin

Bota September 24, 2017 - 14:47

Koreja Veriore e ka publikuar një video propagandiste e cila e shfaq një aeroplanmbajtës amerikan duke u bombarduar nga një raketë e lëshuar nga Peniani.

Pamjet janë publikuar nga ueb-sajti propagandistik shtetëror i Koresë Veriore, DPRK Today, pak orë pasi bombarduesit amerikanë fluturuan në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë bregdetit lindore të Koresë Veriore, transmeton Express.

Bombarduesit amerikanë u përcollën nga aeroplanë tjerë ushtarakë të SHBA-së “F-15C”, sipas agjencisë së lajmeve, Yonhap.

Fotografitë propagandistike të publikuara nga Koreja Veriore ishin shkëputur nga një video e cila po ashtu shfaqi raketën “Pukguksong-2” duke u hedhur nga aeroplanë luftarakë “B-1B” dhe “F-35”.

Në fotografitë e prodhuara përmes kompjuterit i shfaqin aeroplanët luftarakë duke shpërthyer në një zjarr të madh.

/Express/