Sulm në stacionin e metros në Londër

Bota September 23, 2017 - 23:23

Gjashtë persona janë lënduar në stacionin e metros në Stratfort në lindjen të Londrës. Mediat raportojnë se ka ardhur deri te “sulmi me armë kimike”

Dëshmitarët kanë thënë se i kanë parë dhjetëra autoambulanca dhe vetura të policisë që kanë shkuar në drejtim të stacionit, ku një grup i burrave me “acid” ka spërkatur grupin e njerëzve, transmeton lajmi.net.

Policia londineze ka konfirmuar se ka ndodhur incidenti, me informacionin se nuk ka shenja se bëhet fjalë për terrorizëm.

Gjithashtu thuhet se një person është arrestuar.

Image