Tërmeti 5.7 shkallësh godet Kaliforninë

Bota September 22, 2017 - 23:37

Një tërmet me magnitudë prej 5.7 shkallësh ka goditur Petrolian në Kaliforni.

Sipas raportimeve dridhjet janë dëgjuar në orët e pasdites sipas kohës lokale. Fillimisht është raportuar se fuqia e tërmetit ka qenë 5.6 shkallë, përcjellë Klan Kosova.

Sipas matjeve gjeologjike të SHBA-së, tërmeti ka qenë prej 5.7  me epiqendër  204 kilometra nga perëndimi i Ferndale në Oqeanin Paqësor.

Pas kësaj dridhjeje të fortë nuk pritet që të ketë cunami.