Shpërthen Kim Jong-un ‘kërcënon’ Trumpin: Do ta paguajë shtrenjtë

Bota September 22, 2017 - 08:56

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka thënë se vërejtjet nga presidenti amerikan “i marrë” Donald Trump e kanë bindur atë se ai ka të drejtë të zhvillojë armë për Korenë e Veriut.

Në një deklaratë të rrallë që u plasua përmes mediave shtetërore,  Kim tha se Trump do të “paguajë shtrenjtë” për fjalimin e tij të fundit në OKB.

Presidenti amerikan tha të martën se nëse Amerika dot ë detyrohej të mbrohej, do të “shkatërronte totalisht” Korenë e Veriut, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Trump gjithashtu u talla me Kim duke e quajtur një “njeri me raketa” në një “mision vetëvrasës”.

Të dy vendet janë përfshirë në retorikë gjithnjë e më të nxehtë në muajt e fundit.

Koreja e Veriut ka testuar raketa në një shkallë të paparë dhe ka kryer testin e gjashtë të saj bërthamor pavarësisht dënimit ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova.