Ja sa dollarë merr Barack Obama për fjalimet e veta

Bota September 20, 2017 - 23:29

Ish- presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka filluar t’i bëjë dollarë vitet e veta kaluar në Shtëpinë e Bardhë me fjalimet në Wall Street.

Obama, të hënën e ardhshme do të paraqitet para njerëzve më me ndikim të industrisë shëndetësore të SHBA-së.

Sipas fjalëve të personit me njohuri për planet e Obamas, atij do t’i paguhen 400 mijë dollarë për fjalim.

Në gushtin e këtij viti iu kishte folur bankierëve të Nju – Jorkut.

Sipas shkrimeve të "Bloomberg news", Obamës për atë fjalim i ishin paguar rreth 400 mijë dollarë.