Bota

Kallashnikovi i kërkon Trumpit t’ia kthejë Kosovën Serbisë

Kallashnikovi i kërkon Trumpit t’ia kthejë Kosovën Serbisë
20 shtator 2017 • 17 : 14

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dumën ruse, Leonid Kallashnikov,  i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump dhe Perëndimit që “t`ia kthejë Kosovën Serbisë”.

“Thirrjet  për respektimin e sovranitetit tingëllojnë cinike kur vijnë nga presidenti, pushteti i të cilit ka  shkatërruar të gjithë rendin botëror. Le të fillojmë me Kosovën. Kush e shpërbëu Jugosllavinë? Amerikanët shkuan në këtë rrugë dhe e hapën kutinë e Pandorës”, tha Kallashnikov për agjencinë ruse të lajmeve “Tass”

Zyrtari rus në këtë mënyrë të mërkurën komentoi fjalimin e Donald Trump të mbajtur një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kalashnikov ka thënë poashtu  se ish-Jugosllavia ishte shkatërruar duke injoruar të gjitha normat ndërkombëtare dhe pa një mandat të OKB-së, ndërsa siç tha ai  “ndarja e Kosovës shkoi pa asnjë referendum dhe me dhunë”, transmeton Klan Kosova.

Dhe nëse Trump e “kishte fjalën” për Krimenë , Kallashnikov vazhdoi, “ai do të duhet të dinte se gadishulli u bë  pjesë e Rusisë në bazë të vullnetit të popullit në referendum, pa një viktimë të vetme dhe  luftë civile”.

“Shtetet e Bashkuara ka nëshfuqizuar të drejtën ndërkombëtare, dhe tani ata janë duke u përpjekur për t`iu dhënë leksione të tjerëve, që është lloji më i keq i mundshëm i cinizmit. Së pari le t`ia kthejnë Kosovën (Serbisë),” përfundoi Kallashnikov.

Trump dje paraqiti vizionin e tij për rendin botëror, duke thënë se ajo duhet të bazohet në shtete të fuqishme sovrane dhe jo në aleanca shumëpalëshe.

“Ne duhet të hedhim poshtë kërcënimin për sovranitet, nga Ukraina në Detin e Kinës Jugore,” tha mes tjerash Trump, transmeton Klan Kosova.

© zëri.info