Bota

Tërmet i Fortë në Meksikë, mbi 200 të Vdekur

Tërmet i Fortë në Meksikë, mbi 200 të Vdekur
20 shtator 2017 • 14 : 02

 

 

248 persona kanë humbur jetën në mesin e të cilëve edhe 20 fëmijë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Meksiko Sitin

Nga tërmeti i magnitudës 7.1 që goditi vendin raportohet se ka edhe të zhdukur, derisa ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët në kryeqytetin  me 20 milionë banorë po gjurmojnë për të gjetur të mbijetuar eventualë dhe trupat e pajetë.

Tërmeti i djeshëm në Meksiko Siti ndodhi vetëm disa ditë pas tërmetit të 7 shtatorit, me intensitet 8.1 shkallë, që la të vdekur  98 persona.

Përkujtimet për tërmetin shkatërrues të vitit 1985, nga i cili kishin vdekur 10 mijë njerëz në Meksiko Siti kanë shkaktuar panik, prandaj shumë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre. /21Media 



© zëri.info