Disa liderë kritikuan Trumpin për fjalimin e tij në OKB

Bota September 20, 2017 - 09:33

Fjalimi i parë i Donald Trump në Kombet e Bashkuara është dënuar nga disa prej shteteve anëtare, për të cilat Trump kishte dhënë kritika.

Presidenti amerikan e ka përfshirë edhe Iranin në mesin e një grupi të shteteve mashtruese, siç i quajti aji, përderisa ka thënë që SHBA-të do të shkatërrojnë Korenë e Veriut në qoftë se ka nevojë.

Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë që “injoranca dhe fjalimi i urrejtjes i Trump, i përkasin kohës mesjetare”.

Ndërsa, Koreja e Veriut ende nuk ka reaguar ndaj kërcënimit të presidenti për shkatërrim.