Koreja e Veriut kërcënon sërish

Bota September 18, 2017 - 17:30

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se sa më shumë sanksione dhe presion vetëm sa do ta përshpejtojnë programin e saj bërthamor, transmeton Klan Kosova.

Në një deklaratë, ministria e jashtme  e quajti raundin e ri të kufizimeve të imponuara nga Kombet e Bashkuara si “veprimi më i egër, joetik dhe çnjerëzor i armiqësisë”.

Ndërkohë, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake mbi gadishullin Korean..

Koreja e Veriut do të jetë çështja kyçe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë javë