Snapchat e bllokon Al Jazeeran në Arabinë Saudite

Bota September 18, 2017 - 11:38


Platforma e rrjetit social Snapchat e ka bllokuar qasjen në çfarëdo përmbajtje të transmetuesit Al Jazeeras në Arabinë Saudite.

Snapchat ka thënë autoritetet saudite i kanë kërkuar ta largojë transmetuesin e mbështetur nga Katari për shkak se i shkel ligjet vendore, transmeton Express.

Katari është në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me Arabinë Saudite, Bahrejnin, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.  

Këto katër vende i ndërprenë marrëdhëniet me Katarin në fillim të këtij viti, duke e akuzuar atë se po e përkrah terrorizmin.

Arabia Saudite e ka njërin prej mjediseve më të kufizuara mediatike në botë, sipas grupeve për të drejta të njeriut dhe aktivistëve për liri të medias.

Por, autoritetet saudite në veçanti nuk e pëlqejnë Aj Jazeeran. Para disa muajve ato i kërkuan qeverisë së Katarit ta mbyllë komplet Al Jazeeran si njëri prej 13 kushteve për t’ia hequr sanksionet atij.

Arabia Saudite, megjithatë, i tërhoqi këto kushte më vonë. /Express/