A po i kanoset Amerikës dhe një rrezik tjetër?

Bota September 17, 2017 - 14:52

Uragani Jose mund të rrezikojë New York City-n dhe zona të tjera të Bregut Lindor javën e ardhshme, sipas National Hurricane Center (Qendra Kombëtare e Uraganeve), ndërsa një tjetër uragan, Norma, ky i zbutur, po i drejtohet Baja California-s në Meksikë.

Jose ndodhej 750 kilometra në juglindje të Cape Hattersa-it në Karolinën e Veriut, kur u forcua në një uragan të kategorisë së parë të premten mbrëma. Duket se i drejtohet New York-ut ose New Jersey-t për të mbërritur të mërkurën në mëngjes, sipas qendrës së uraganeve.

Kjo stuhi e fuqishme vjen pasi dy uragane të fuqishëm shkatërruan vendet bregdetare që goditën duke lënë mbi 100 të vdekur. I pari, Harvey, përmbyti Teksasin dhe pas tij, Irma shkatërroi bregun lindor të Florida-s, duke lënë dhjetëra të vdekur. Burimi: “Bloomberg”.