Sulmi në Londër, policia në kërkim të terroristit

Bota September 15, 2017 - 15:07

Policia londineze është vënë në kërkim të terroristit i cili u përpoq të hidhte në erë sot një metro të stacionit “Parsons Green”, duke shkaktuar 22 të plagosur, mes tyre dhe një djalë 10 vjeç.

"Daily Mail" shkruan se forcat antiterror janë duke kërkuar terroristin, i cili thuhet se është i armatosur me thikë, por dyshohet që mund të ketë lënë mjete të tjera shpërthyese në këtë zone, transmeton zeri.info

Pajisja e përpunuar në mënyrë artizanale, nëse do të arrite të shpërthente siç duhej do të kishte shkaktuar dhjetëra të vrarë./Zeri