Shpërthim në një metro në Londër, raportohet për disa të plagosur

Bota September 15, 2017 - 11:06

Një shpërthim ka ndodhur në një metro në jug-perëndim të Londrës. 

BBC shkruan se policia po heton një “incident” në një metro  të linjës së qarkut Parsons Green, në jug-perëndim të Londrës.

Nuk dihet nëse incidenti ishte rastësor apo i qëllimshëm. Ndërkohë nga shpërthimi që ndodhi në një vagon të metrosë mendohet të ketë disa persona të plagosur, kryesisht me djegie në fytyrë.

Në rrjetet sociale është publikuar një foto, ku duket një kovë e cila është përfshirë nga flakët.

Autoritetet thonë se momentalisht është pezulluar puna në metro.

Ky incident ka shkaktuar panik tek udhëtarët, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulance.

Image
Image